Kronikë

Korçë/ Për muaj të tërë askush nuk e kërkoi, 60-vjeçari gjendet i pajetë në banesë! Jetonte i vetëm (VIDEO)

29 Gusht, 11:58| Përditesimi: 30 Gusht, 10:27

  • Share

KORÇË- Një histori tronditëse vetmie ka dalë në dritë në Korçë, ku trupi i dekompozuar i një 60-vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij, pasi kishte ndërruar jetë prej disa muajsh pa u kërkuar nga askush. Alarmimin e dhanë fqinjët, ndërsa policia konstatoi sot (29 gusht) trupin e pajetë Petro Seferit, i cili prej kohësh jetonte i vetëm.

Vëllai i viktimës, i cili jeton në Tiranë, tregoi jashtë kamerave se nuk kishte pasur asnjë komunikim me të prej kohësh, pasi i ndjeri nuk kishte telefon.

“Vëllai im nuk kishte telefon, ndaj nuk komunikonim. Ai ishte i ndarë nga bashkëshortja dhe ka dy fëmijë, vajza jeton jashtë vendit, ndërsa djali në Tiranë. Vuante nga zemra dhe trajtohej me kemp”, është shprehur ai.

Sipas dëshmisë së tij, vetëm tani që kishte ardhur me pushime në Korçë për të parë shtëpinë e përbashkët, mësoi për fatin tragjik të të vëllait. Por ishte tepër vonë, 60-vjeçari që jetonte i vetmuar, kishte ndërruar jetë muaj më parë pa u kërkuar e pa u kujtuar nga askush.

Vëllai tregon se 60-vjeçari ishte i ndarë. Ai kishte dy fëmijë, vajza jeton jashtë Shqipërisë e djali në Tiranë.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/08/2025 01:01

    Mungesa e telefonit nuk eshte arsye per te justifikuar mungesen e komunikimit.Ne Tirane jetonit,jo ne Hene si ju,si djali i tij, mund te kishit ardhur ndonje here t'a shikonit si ishte,ose te ishit lidhur me nje ose dy komshinj me telefon qe t'ju mbanin te informuar per te si ishte,here pas here.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?