Kronikë

Korçë, gjendet i vdekur 27 vjeçari në paraburgim, familjarët: Na e vrau policia

17 Maj 2018, 11:11| Përditesimi: 18 Maj 2018, 09:00

  • Share

U arrestua për vjedhje me dhunë,por v des në burg 27 vjeçari Enea Ftoj. 27 vjeçari u arrestua pasi dy ditë më parë kishte vjedhur me dhunë varsen e floririt të një qytetareje në qytetin e Korçës.

Viktima u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të enjte në ambientet e paraburgimit të Korçës. Ndërkohë familjarët e 27 vjeçarit kanë akuzuar policinë, ato thonë që tre efektivë policie e kanë dhunuar gjatë arrestimit në flagrancë në Pazarin e qytetit të Korçës.

Enea Ftoj ishte babi i tre fëmijëve, dhe familjarët thonë se policia i la ato jetimë duke i mbytur të atin.

Familjaret e të shokuar nga vdekja e të riut, ato thonë që policia nuk i kishte njoftuar. 

Ne kemi folur në telefon dhe na tha që ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i sëmurë, ishte përdorues heroine, policia na tha që ishte mirë.

Njoftimin e morëm nga gjykata pasi sot ishte seanca per masën e sigurisë. Policia na kishte njoftuar.

Familjarët e Enea Ftoj-it

Në lidhje me ngjarjen dhe pretendimet e familjarëve kanë nisur hetimet nga prokuroria e Korçës. Është caktuar një prokuror dhe dy oficerë të policisë gjyqësore për të vijuar hetimet dhe kryerjen e veprimeve të ngutshme proceduriale.

Prokuroria sekuestron kamerat e ambienteve të Komisariatit dhe dhomave të sigurisë. Po merret dëshmia e efektivëve të policisë, që kanë qënë në detyrë gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe mëngjesin e të enjtes.

Ekspertiza mjeko - ligjore pritet të kryhet nga dy ekspertë, njeri i pavarur dhe një tjetër nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.



   

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?