KORÇË - Policia e Korçës ka goditur 5 raste të lojërave të fatit. Si pasojë, dy persona janë arrestuar, 1 është në kërkim ndërsa 6 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, mes të cilëve dhe dy të mitur.
'Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në ambiente të ndryshme, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, janë zbuluar 5 lokale ku ushtrohej kjo veprimtari.', thotë policia.
Gjatë operacionit u sekuestruan celularët që përdoreshin për vendosjen e basteve, sakaq materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë.
Rezultatet e operacionit:
Arrestime
L. S., 52 vjeç: Banues në Korçë, u arrestua për "Organizimin e lotarive të palejuara" dhe "Fshehjen e të ardhurave", pasi u kap duke vënë baste sportive në një lokal të paregjistruar.
E. Sh., 39 vjeç: U arrestua për "Organizimin e lotarive të palejuara".
Shpallje në kërkim
E. D., 37 vjeç: Pronari i lokalit ku u kap shtetasi E. Sh., shpallur në kërkim për "Vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara".
Procedime penale në gjendje të lirë
6 shtetas, përfshirë 2 të mitur, u proceduan penalisht për "Organizimin e lotarive të palejuara", pasi u kapën duke vënë baste sportive në 3 lokale të ndryshme.
G.K/ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.4%
-
Jo
20.9%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2844