Lokali ku ndodhi ngjarja, Korçë

Kronikë

Korçë/ Goditi me gotë në fytyrë 19-vjeçaren në lokal, Policia merr nën akuzë 18-vjeçaren! E plagosura dyshohet se publikonte foto denigruese në rrjetin social, hetime për motivet

6 Maj, 15:17| Përditesimi: 6 Maj, 15:19

  • Share

Korçë- Policia e Korçës njofton marrjen nën akuzë të 18-vjeçares që goditi mbrëmë në një lokal me gotë në fytyrë dhe për motive të dobëta, një tjetër vajzë, e cila mbeti e plagosur dhe u mjekua në spital.

Komisariati kreu veprimet proceduriale dhe kaloi në Prokurori 18-vjeçaren me inicialet F.D., banuese në fshatin Cangonj.

Policia sqaron se e dëmtuara P.M., 19 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E dyshuara ishte shoqëruar menjëherë pas ngjarjes së djeshme (5 maj), bashkë me një shoqe dhe një djalë tjetër. Ngjarja ndodhi në zonën pranë bulevardit “Republika”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt në ambientet e një lokali në lagjen nr. 2, Korçë, informojmë se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen F. D., 18 vjeçe, banuese në Cangonj, e cila dyshohet se për motive të dobëta, goditi me gotë, në fytyrë, shtetasen P. M., 19 vjeçe, e cila mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia vendore.

Dosja për rastin i kaloi Prokurorisë së Rrethit Korçë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “plagosja e lehtë me dashje”.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen nr.2 të qytetit, pranë bulevardit "Republika". Paraprakisht dyshohet se e dëmtuara denigronte të miturit duke publikuar foto të turpshme në faqen e rrjetit social Istagram, por ngjarja është në verifikim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?