50-vjeçari i arrestuar

Kronikë

Korçë/ Goditi me gur xhamin e një bankomati, arrestohet 50-vjeçari

7 Maj, 11:43| Përditesimi: 7 Maj, 11:46

  • Share

Korçë- Një 50-vjeçar i cili goditi me gur xhamin e një bankomati ka rënë në prangat e policisë së Korçës.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në lagjen nr.9.

Sipas njoftimit të bluve 50-vjeçari ishte në kërkim nga policia e Lezhës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 9 Korçë, një shtetas kishte goditur me gur, bankomatin e një banke të nivelit të dytë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin V. N. alias P. N., 50 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.  

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe ishte proceduar penalisht disa herë, për këtë vepër penale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

50-vjeçari i arrestuar

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/05/2025 03:26

    Nga Puka vjen ne Korce e demton ATM dhe sikur te mos mjaftonte kjo, kerkohet dhe ne Lezhe per akuza te ngjashme e eshte proceduar disa here! Te ben te mendosh qe emrat me te cilet quhen shpesh keta njerez,jane te justifikuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?