Policia e Korçës

Kronikë

Korçë/ Hajdutët nuk kursejnë as varret, arrestohet 47-vjeçari, i gjenden pllakat e mermerit të vjedhura

19 Qershor, 12:58| Përditesimi: 19 Qershor, 13:00

  • Share

Korçë- Hajdutët nuk kursejë as varret për qëllime përfitimi. Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, e cila konfirmoi sot se iu gjetën siprova materiale edhe disa pllaka mermeri që i kishte plaçkitur në varrezat e reja të qytetit verilindor.

I ndaluari është banor i fshatit Vloçisht, teksa hetimet do i ndjekë më tej prokuroria vendore.

“B. M., 47 vjeç, banues në Vloçisht, dyshohet se ka vjedhur pllakat e mermerit të disa varreve, në varrezat e reja të qytetit të Korçës. Pllakat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaroi policia vendore pas hetimeve paraprake.

Kurse specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec njoftuan sot (19 qershor) se ekzekutuan masën e sigurisë “arrest në burg”, për B. L., 33 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e shkallës së Parë Pogradec e ka dënuar me 10 ditë burgim, për veprën penale “kalimi i paligjshëm i kufirir shtetëror”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?