Foto ilustruese

Korçë/ Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, plagoset drejtuesi dhe pasagjeri

23 Qershor, 13:07| Përditesimi: 23 Qershor, 13:09

  • Share

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Drejtuesi i mjetit me inicialet A. M., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip "Ford”, e për pasojë ka dalë nga rruga.

Sipas njoftimit të policisë shoferi dhe pasagjeri me inicialet  janë I. M., u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?