Foto ilustruese

Kronikë

Korçë/ Humbi kontrollin e zetorit, 48-vjeçari bie në lumë

18 Prill, 15:00| Përditesimi: 18 Prill, 15:01

  • Share

Korçë- Një aksident është shënuar mesditën e sotme në në fshatin Voskop, të Korçës.

Një 48-vjeçar dyshohet se humbi kontrollin e zetorit dhe si pasojë doli nga rruga dhe më pas përfundoi në lumë.

 I lënduari ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:10, në fshatin Voskop, Korçë, shtetasi S. D., 48 vjeç, duke drejtuar një mjet buqësor, zetor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë zetori ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i zetorit shtetasi S. D., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën”, informoi sot policia.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?