Kronikë

Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)

23 Dhjetor 2024, 09:40| Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 12:14

  • Share

KORÇË - Policia e Korçës ka mundur të identifikojë dhe të vërë në pranga një 38 vjeçar, i cili të shtunën në mbrëmje kishte hyrë me forcë në një bankë të nivelit të dytë në Korçë por pa mundur të marrë gjë.

Rreth 22:05 të së shtunës Valter Xhelillari u fut në ambientet e bankës, ku qëndroi për disa sekonda dhe më pas u largua menjëherë, sapo konstatoi praninë e policisë, duke mos marrë gjë.

Përpara uniformave blu ai deklaroi se nuk mban mend gjë se ka qenë i dehur “Unë kam qenë në gjendje të dehur dhe nuk mbaj mend asgjë”.

'Policia e Korçës identifikon, kap dhe vë në pranga shtetasin që hyri me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në Korçë.

Pas kontrolleve intensive që zgjatën 24 orë, Policia e Korçës bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e 38-vjeçarit.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 21 dhjetor, në lagjen nr.3, Korçë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ushtruan kontrolle të pandërprera për kapjen e autorit.

Pas identifikimit të autorit të dyshuar, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Policisë lokalizuan në lagjen nr.6 në Korçë dhe vunë në pranga shtetasin V. Xh., 38 vjeç, banues në Korçë.  

Më datë 21.12.2024, rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë.', njofton policia.

 

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?