Personi që tentoi të vidhte bankën në Korçë

Kronikë

Korçë/ Tentoi të vjedhë bankën, autori ende në kërkim! Policia: Mund të ketë qenë i dehur

22 Dhjetor 2024, 12:34| Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 12:43

  • Share

Korçë-Vijojnë ende hetimet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë autorin e dyshuar të tentativës për vjedhje në bankën e nivelit të dytë në Korçë.

Kërkimet e policisë janë shtrirë jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në zonat e tjera të qarkut.

Të dhënat e përfituara nga ekspertimi i kamerave të sigurisë të bankës, tregojnë që i riu ka goditur me këmbë derën e jashtme të bankës dhe pasi ka hyrë brenda, ka përdorur telefonin për të bërë foto.

Pas aktivizimit të sistemit të alarmit të bankës, i riu është larguar brenda pak minutash,pa mbërritur policia.

Ndërkohë blutë dyshojnë që autori mund të ketë qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja ndodhi të shtunën e 21 dhjetorit në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës. Sipas policisë autori nuk ka qenë i maskuar, ka patur një kapele të vendosur në kokë. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?