Foto ilustruese

Kronikë

I dënuar me 7 vite burg për pjesëmarrje në grup kriminal që shiste drogë, arrestohet 54-vjeçari në Maliq (EMRI)

6 Dhjetor 2024, 10:43| Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 10:59

  • Share

Maliq-Një 54-vjeçar i dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup kriminal që shiste lëndë narkotike është arrestuar në fshatin Pojan, Maliq.

"Ndaj Aleks Kreshpanji Gjykata e Apelit më 27 nëntot të 2024 e kishte dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ka qenë pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qarkun Korçë", informoi sot policia.

Arrestimi i 54 vjeçarit u krye në kuadër të operacionit të koduar ‘Pojani’.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?