Foto Ilustruese

Kronikë

Korçë, i futen në banesë dhe i marrin paratë, 43-vjeçarja denoncon në polici

24 Tetor 2018, 20:22| Përditesimi: 24 Tetor 2018, 20:25

  • Share

Një grua 43-vjeçare ka denoncuar në polici faktin që i kanë vjedhur në banesën e saj një shumë të konsiderueshme lekësh. Bëhet fjalë për shtetasen E.Q, 43 vjeçe, banuese në lagjen nr 17 në Korçë.

Në kallëzimin e bërë ajo ka deklaruar se rreth orës 15:00 kur është kthyer në banesën e saj, ka konstatuar vjedhjen e një shume të konsiderueshme lekësh. Ndërkohë mësohet që 43-vjeçarja punon si tregtare në tregun e rrobave të përdorura. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?