Policia e Korçës

Kronikë

Korçë/ I humbur prej 5 ditësh, 32-vjeçari denoncon në polici humbjen e babait

27 Janar, 13:33| Përditesimi: 27 Janar, 13:36

  • Share

Korçë- Një 59-vjeçar rezulton i humbur pa gjurmë prej pesë ditësh në Korçë.

Denoncimi është depozituar nga djali 32-vjeçar Sh.H., në Komisariat.

I riu ka dëshmuar se “prej datës 23.01.2025, ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin L. H., 59 vjeç”. 

“Po punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, tha sot (27 Janar) policia vendore.

Mbeten të panjohura rrethanat e zhdukjes së 59-vjeçarit dhe shkaqet e largimit nga banesa, teksa nuk jepen detaje të hollësishme rreth çështjes.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?