Foto ilustruese

Kronikë

Korçë, i moshuari vdes pas operacionit në QSUT, nis hetimi për mjekun

25 Maj 2018, 10:29| Përditesimi: 25 Maj 2018, 10:49

  • Share

KORÇË-Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm  në lagjen nr. 9, pas një operacioni që kishte kryer në QSUT. I moshuari që ndërroi jetë është 63 vjeçari Kosta Raci. Ndërsa pas denoncimit të familjarëve të viktimës, filloi procedimi ndaj mjekut Edmond Çeliku.

Sipas policisë, i moshuari kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më datë 16.05.2018 në QSUT-Tiranë, nga mjeku Edmond Çeliku 64 vjeç për të cilin familjarët e të ndjerit dyshojnë se ka kryer mjekim të pakujdesshëm.

Nga kqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?