Korçë- Një 34-vjeçar banues në Athinë është marrë nën akuzë nga Policia e Korçës, pasi është kapur dyuke qarkulluar me drogë në xhepa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve njoftuan sot (28 prill) se referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për A. B., 34 vjeç, banues në Greqi, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Edhe sektori për Hetimin e Krimeve në Pogradec morën nën akuzë 35-vjeçarin A. Gj., banues në Rrëmenj, pasi ka kanosur një të mitur, për motive të dobëta.
Një aksident ka ndodhur edhe në aksin Qafë-Thanë-Pogradec, ku një turiste e moshuar është rrëzuar teksa udhëtonte me biçikletë.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasja kanadeze D. Ë., 73 vjeçe, duke lëvizur me biçikletë, në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë”, njoftoi policia vendore.
Për të trija reatste hetimet po i ndjek Prokuroria.
Komente
