Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi dyshohet se një ditë më parë i ka vjedhur një 82-vjeçareje varësen e floririt.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, atij iu gjetën një sasi kokaine dhe një përforcues grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Specialistët e Sektorit të Narkotikëve kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 41 vjeç, banues në Korçë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në lagjen nr.12, i ka vjedhur një 82-vjeçareje, varësen e floririt që mbante në qafë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, atij iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një përforcues grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komente
