Zjarri në Vithkuq

Kronikë

Korçë, i vuri flakën qëllimisht pyllit të Vithkuqit dhe dogji mbi 20 hektar pisha, nën hetim 54-vjeçari

6 Korrik 2021, 13:28| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 15:03

  • Share

KORÇË- Zjarri i vendosur në malin e Vithkuqit, ku u dogjën rreth 20 ha pyje, ishte i qëllimshëm. Ai ishte vendosur nga 54-vjeçari, Alfons Pinderi, i cili ndonëse thjesht është proceduar penalisht, ndonëse dëmi i shkaktuar është shumë i madh. Ndaj tij është caktuar akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

"Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, Vithkuq, pasi nga veprimet hetimore të kryera dyshohet si autori i zjarrvënies në një sipërfaqe pyjore, ngjarje e ndodhur më datë 02.07.2021, në zonën e Vithkuqit, Korçë.   Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, njofton Policia e Korçës.

Zjarri në Vithkuq ka vijuar prej më shumë se 3 ditësh, e ndërsa është shuar një ditë më parë. Për shuarjen e flakëve, u angazhuan 20 forca të ushtrisë dhe një mjet zjarrfikës, por e banorët.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shemsiu: 06/07/2021 15:53

    Po si e thoni, si pa te keq?!!.... Po te varet aty ku e ka bere krimin ose te digjet i gjalle bajga. Vetem vdekja dhe torturat i ndalojne kriminelet dhe maskarenjte nga krimet e tyre te gjithfarellojshme. S'ka rruge tjeter!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?