Moment nga një zjarr i rënë në Korçë

Kronikë

Korçë/ I vuri zjarrin nga pakujdesia tokës me pemë dru-frutore, nën akuzë 41-vjeçarja

25 Gusht, 10:05| Përditesimi: 25 Gusht, 10:07

  • Share

Korçë- Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por i vuri flakën tokës së mbjellë me pemë dru-frutore.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Gështenjas të Korçës, teksa policia vendore bëri me dije se ka vënë nën akuzë të dyshuarën 41-vjeçare, me inicialet N. M.

“Ajo dyshohet se nga pakujdesia ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë frutore”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?