Korçë- Trupi i një 61-vjeçari u gjet pa shenja jete në rrugë nga kalimtarët pasditen e sotme (27 Tetor), kurse policia vendore nisi menjëherë hetimet.
Ngjarja u raportua rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë, kurse viktima është shtetasi me inicialet D. Zh, banues në Korçë.
“Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak”, thanë burime zyrtare.
Trupi u dërgua në morg për ekspertim mjeko-ligjor dhe zbulimin e shkakut. Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe po mbledh dëshmitë.