Kronikë

Korçë/ Ishte mbyllur brenda banesës dhe kërcënonte me armë efektivët, arrestohet 26-vjeçari (EMRI+VIDEO)

18 Shtator, 16:55| Përditesimi: 18 Shtator, 17:10

  • Share

Një 26-vjeçar në Korçë është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Por teksa blutë shkuan për ta prangosur, i riu me precedent penal dhe person me rrezikshmëri të lartë, kërcënoi me jetë punonjësit e policisë.

I riu Renato Lipe u vu në pranga dhe iu sekuestrua pistoleta me fishekë në fole.

Policia kishte shkuar ta arrestonte në shtëpi për shkak se kishte marrë informacion pasi Lipe posedonte një armë pa leje. Ai kundërshtoi të hapte derën dhe kërcënoi me jetë efektivët.

Pas thirrjeve të përsëritura nga uniformat blu dhe ndërhyrjes profesionale nga efektivët, i riu u arrit që të neutralizohej dhe arrestohej.

Renato Lipe është person me rrezikshmëri dhe ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i Policisë Korçë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”, me rrezikshmëri për punonjësit e Policisë.

Mbante armë zjarri në banesë dhe kërcënoi me jetë punonjësit e Policisë, pas thirrjeve të Policisë dhe ndërhyrjes profesionale, vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ai kërcënoi punonjësit e Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje kishte siguruar dhe mbante përsëri armë zjarri, organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”.

Në momentin e ndërhyrjes, 26-vjeçari ka kundërshtuar të hapë derën dhe ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë.

Pas thirrjeve të bëra nga ana e Policisë dhe ndërhyrjes profesionale, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 26 vjeç, banues në Korçë, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe municioni luftarak.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?