Korçë- Tre persona të shpallur në kërkim si pjesëtarë të grupeve kriminale që shisnin doza të drogave të forta në qytetin e Korçës, janë lokalizuar dhe arrestuar gjatë 24 orëve të fundit nga policia, në aksionin e koduar “Wanted”.
Burime zyrtare konfirmuan sot (22 korrik) ndalimet e tyre, ndërsa të rinjtë ishin në kërkim që prej aksionit “Knock Down 2”. Të arrestuarit mësohet se janë të dënuar secili me mbi 7 vjet burgim.
Aksioni u krye nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.
“Të arrestuarit janë J. Xh., 29 vjeç, banues në Korçë. Nga dënimi 7 vjet burgim, për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve", këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 10 muaj e 15 ditë; P. K., 34 vjeç, banues në Korçë. Nga dënimi 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve", këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 1 muaj e 16 ditë dhe E. C., 35 vjeç, banues në Korçë. Nga dënimi 8 vjet burgim, për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve", këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 3 vjet, 4 muaj e 20 ditë”, informoi policia vendore.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente

Si eshte kjo,nga 7 vjet denimi u kane mbetur per te shlyer 2-3 vjet?! Si i shlyen 5-4 vjet kur ishin ne arrati e ne kerkim?! Cfare dreqin drejtesie eshte kjo?!
Përgjigju