Korçë/ Kapet me 3 kg kanabis, lëndën narkotike e kishte fshehur në motorin e makinës! Arrestohet 32-vjeçari

17 Nëntor, 08:56| Përditesimi: 17 Nëntor, 12:56

  • Share

Korçë-Një 32- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi u kap me 3 kilogramë kanabis.

Sipas policisë, sasia e kanabisit u zbulua gjatë kontrollit të bërë në mjetin e tij, e cila u konstatua e fshehur në motorrin e mjetit e mbështjell me 4 qese plastike dhe kishte për qëllim shitjen.

Në kuadër të  operacionit të  koduar "Aksi", policia bënë me dije se në pranga ra 32- vjeçari Skerdiljan Spahi, banues në fshatin Cangonj.

‘Ky shtetas u kap në aksin "Bilisht -Korçë", duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?