KORÇË - Një konflikt i çastit mes dy fqinjëve në Korçë përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre.
Rreth orës 18:10 në lagjen nr.17 një 46-vjeçar me iniciale E.I. goditi me thikë në këmbë një 28-vjeçar të dy banues në Korçë.
Ai dërgua menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
"Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën" - njofton policia.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.