Pika Kufitare e Goricës

Kronikë

Korçë/ Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut me depozita rezervë në mjet, arrestohet 31-vjeçari! Nën akuzë dhe doganieri i Pikës së Goricës

24 Korrik, 14:37| Përditesimi: 24 Korrik, 14:39

  • Share

Korçë- Kontrabandoi nga Maqedonia e Veriut, një sasi nafte, kapet në flagrancë gjatë transportimit të saj dhe vihet në pranga 31-vjeçari. 

Nën akuzë edhe një doganier, për shpërdorim detyre, ndërsa u sekuestrua edhe sasia e naftës.  

Aksioni u krye në aksin rrugor Pustec-Bigëll, në afërsi të Pikës Kufitare të Goricës, kur shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. P.

“Gjatë kontrollit në automjet u konstatua një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën M. P. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 31 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, tha policia vendore sot. 

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi për veprën penale "shpërdorimi i detyrës", edhe për E. F., 46 vjeç, banues në Rogozhinë, doganier në PKK Goricë, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll në automjetin e personit të ndaluar.

Policia sqaroi se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?