Kronikë

Korçë/ Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, pranga 4 punonjësve të policisë dhe drejtuesit të mjetit! AMP: Nuk ushtruan kontrolle (EMRAT)

8 Qershor, 11:12| Përditesimi: 8 Qershor, 16:22

  • Share

Katër punonjës policie në pikën kufitare të Kapshticës kanë rënë në pranga për shpërdorim detyre, pas aksionit të mesditës së të shtunës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku u kapën 6 kg heroinë në një automjet.

Efektivët e arrestuar janë Franc Bylyku, Lirim Hymetllari, Denion Myteberi dhe Ylli Dushku, ky i fundit përgjegjës turni. Në pranga ka rënë edhe Valmir Balliu, drejtuesi i automjetit ku u kap sasia e drogës. Sipas AMP, punonjësit e policisë akuzohen se, me mosveprime dhe në shkelje të ligjit, nuk kanë ushtruar kontrolle ndaj automjetit ku ishte fshehur  6 kg e 134 gr heroinë. 

Ndaj tyre tashmë ka nisur hetimi nga prokuroria ndërsa Denion Myteberi, sipas AMP, dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje pasi i janë gjetur 256 fishekë pistolete model TT dhe  20 fishekë armë gjahu model 12. Ndaj shoferit të mjetit ku u sekuestrua sasia prej 6 kg heroinë, hetimet janë përqendruar për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe automjeti.

Personat e arrestuar:
1. Nënkomisar Ylli Dushku, me detyrë përgjegjës turni në PKK Kapshticë
2. Inspektor Franc Bylyku me detyrë nën specialist kontrollor në PKK Kapshticë
3. Inspektor Lirim Hymetllari me detyrë Trupë shërbimi në PKK Kapshticë
4. Inspektor Denion Myteberi me detyrë Trupë shërbimi kontroll vija e dytë në PKK Kapshticë
5. Shoferi i automjetit Valmir Balliu banues në Verdovë, Pogradec

"Në vijim të hetimeve dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrit të dokumentohej me prova shpërdorimi i detyrës nga ana e punonjësve të policisë, të cilët me mosveprime dhe në shkelje të ligjit nuk kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit me drejtues shtetasin V. B., ku ishte e fshehur një sasi e dyshuar lëndë narkotike “Heroinë”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].", njofton AMP. 

Droga e sekuestruar 

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 08/06/2025 13:42

    Ka faj shefi që nuk i kontrollon të gjitha, ata e marrin lekun kot tu nejt. Sa kontrabanda hyn aty i zot e din.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?