Komisariati i policisë së Korçës këtë të premte ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre persona.
Ngjarja lidhjet me një video që qarkullon nëpër telefona të qytetarëve, e filmuar nga një vajzë, ku duken dy të moshuar duke kryer veprime të turpshme në publik. Sipas informacioneve nga policia, është arritur që të identifikohet vajza që ka filmuar dy personat, një 16-vjeçare me iniciale O.D..
Nga ana tjetër, u procceduan edhe dy shtetasit, përkatësisht një femër me iniciale I.R. dhe një i moshuar me iniciale M.G..
Për të miturën rëndon akuza e "porfografisë" ndërsa për dy të tjerët akuza e "veprime të turpshme" të kryera në publik.
Video ka qarkulluar nëpër telefona ndërsa është filmuar në zonën e pazarit të vjetër të qytetit, ndërsa e mitura 16 vjeçare, pas identifikimit nga policia e ka pranuar autorësinë e kësaj video.
Komente
