Foto ilustruese

Korçë/ Ktheu lokalin në pikë lojërash fati, 'Adaptimi' prangos pronarin dhe 2 të tjerë! 7 klientë nën hetim, njëri theu masën e Gjykatës, ja çfarë u sekuestrua

7 Nëntor, 09:51| Përditesimi: 7 Nëntor, 09:59

  • Share

Korçë- Kthyen lokalin në pikë lojërash fati pa licencë, arrestohen 3 persona të dyshuar, mes tyre edhe pronari i lokalit.

Policia vendore bëri me dije se finalizoi sot (7 nëntor) operacionin e koduar “Adaptimi”. U proceduan në gjendje të lirë edhe 7 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë në këtë lokal, duke organizuar dhe luajtur lojëra fati të paligjshme.  

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 1 tavolinë për lojën e pokerit, 3 valixhe me çipsa, 6 pako me letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Aksioni u krye nga Forca e Posaçme "Shqiponja", mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative.

Të arrestuarit janë A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pronar i lokalit, E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, që ishte larguar dhe nga vendi i qëndrimit pasi ishte me masë arresti shtëpiak nga gjykata, si dhe M. S., 21 vjeç, banues në Korçë.

“Të dyshuarit akuzohen për veprat penale "vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "organizimi i lotarive të palejuara", "fshehja e të ardhurave" dhe "ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale ‘organizimi i lotarive të palejuara’, për shtetasit: R. I., 25 vjeç, K. L., 20 vjeç, F. K., 30 vjeç, E. M., 30 vjeç, D. B., 36 vjeç, E. Sh., 28 vjeç dhe K. K., 49 vjeç, banues në Maliq dhe në Korçë”, njoftoi policia vendore.

Hetimet i kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?