Sekuestrimet e policisë në lokalin ku luhej kumar

Kronikë

Korçë/ Kumar me nga një gotë raki përpara, Policia u heq ‘zaret’ 4 personave! Nën hetim pronari i lokalit, sekuestrohen edhe para

29 Janar, 14:52| Përditesimi: 29 Janar, 15:10

  • Share

Korçë- Policia e Korçës ka goditur sot (29 Janar) një rast të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit pa licencë, duke vënë në prang 4 persona të dyshuar.

Operacioni është koduar “Zaret”, ndëra është proceduar penalisht edhe pronari i lokalit, pasi kishte përshtatur ambientet e këtij subjekti, për lojëra fati.  

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 5 celularë, tavolina e lojës dhe zaret.    

Forcat ‘Shqiponja’ reaguan pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, duke ushtruar kontrollin e befasishëm në lokal. Gjatë procesit të këqyrjes u konstatuan nëpër tavolina përveç zareve të kumarit dhe parave, gotat e rakisë me të cilat të dyshuarit po shtynin lojën e zareve.

“Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Q., 31 vjeç, Z. L., 52 vjeç, E. M., 38 vjeç dhe E. M., 41 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 58 vjeç”, tha policia vendore.

Gjatë operacionit, 4 shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duke luajtur, me zare, në lokalin në pronësi të shtetasit A. D., në lagjen nr. 8 Korçë. Si prova u sekuestruan një shumë parash, telefonat, zaret dhe sende të tjera. Kurse hetimet e mëtejshme i kaluan prokurorisë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?