Korçë- Aksident në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës. Mjeti del nga rruga dhe përmbyset, ndërsa i plagosur mbeti drejtuesi i tij.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga. Si pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, 31-vjeçari me iniciale R. P., i cili pësoi fraktura dhe dëmtime të shumta, është transportuar me helikopter drejt Tiranës, për trajtim më të specializuar.
Komente
