Korçë- Përfshihet nga flakët një makinë në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia vendore, makina ka qenë e parkuar në këtë lagje, ndërsa përfshirja nga flakët ditën e sotme (26 prill) dyshohet të ketë ndodhur për shkak një defekti.
Përveç dëmeve materiale, gazetari i Report Tv, Armand Braho, informon se nuk ka dëme në njerëz. Makina tip "Peugeot", me targa AA510IF pothuajse ëhstë shkrumbuar e gjitha.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes dhe pritet akti i ekspertimit piroteknik. Gjithashtu në pyetje po merret edhe pronari i mjetit, për të dhënë deklarime për dinamikën dhe nëse ka dyshime.
Komente

Lajm me rendesi kombetare.
Përgjigju