Momenti kur zjarrfikësit shuajnë flakët

Kronikë

Korçë/ Makina merr flakë në ecje në unazën e qytetit, nuk ka të lënduar!

19 Gusht, 12:10| Përditesimi: 19 Gusht, 12:22

  • Share

Korçë- Një makinë është përfshirë nga flakët në unazën e Korçës mesditën e sotme (19 gusht).

Sipas informacioneve të para nga policia vendore, mjeti tip fuoristradë ka qenë në lëvizje në momentin që është përfshirë nga zjarri dhe tymi.

Gazetari Armand Braho, informon se fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, përveç dëmeve materiale.

Report Tv ka siguruar edhe pamjen e përfshirjes së makinës nga flakët dhe kur zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen.

Policia vendore ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa do pyetet edhe pronari i mjetit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?