Korçë/ Makina përplas 80-vjeçaren e më pas largohet! E moshuara dërgohet në spital në gjendje të rëndë

1 Shkurt 2021, 19:39| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 08:26

  • Share

KORÇË - Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne (1 shkurt) në qytetin e Korçës.

Një makinë tip "Ford" ka përplasur një 80-vjeçare me iniciale J.Zh. në lagjen nr. 18.

Si pasojë, e moshuara u dërgua në spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i makinës "Ford" u largua teksa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij.

"Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:40, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet tip "Ford", ka aksidentuar këmbësorin J. Zh., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore" - njofton policia.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?