Korçë/ Mallra kontrabandë në bagazhin e autobusit, arrestohet turku në Kapshticë

16 Tetor, 14:45| Përditesimi: 16 Tetor, 14:46

  • Share

KORÇË- Një 41-vjeçar turk është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Ai ka qenë shoferi i një autobus, në të cilin janë gjetur mallra kontrabandë, të cilat turku po tentoni t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar sipas ligjit.

Mallrat ishin vendosur në bagazhin e autobusit, ndërsa ndaj 41-vjeçarit rëndon akuza "Kontrabanda me mallra të tjera”.

“Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, autobusi me drejtues shtetasin turk N. S. Gjatë kontrolleve, në bagazhin e autobusit, u gjetën të fshehura mallra të ndryshme, të cilat shtetasi N. S. po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., 41 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera”. Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallrat”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?