Vithkuqi u kthye në destinacionin e fundjavës në Korçë. ‘Festa e Vjeshtës’ riktheu të larguarit nga zona, ndërsa synon rikthimin e vëmendjes dhe ruajtjen e traditës në një prej zonave më të pasura etno-kulturore të vendit.
***
I njohur për peisazhin mahnitës që ofron kjo periudhë, Vithkuqi organizoi ‘Festën e Vjeshtës’.
Një sërë aktivitetesh kulturore e artistike rikthyen gjallërinë dhe ngjyrat festive në fshatin që u kthye në destinacionin e fundjavës.
Kulinaria e veçantë, e cila përfaqëson më gjerë gjithë krahinën e Korçës, ishte pjesë e festës, e cila synon të kthehet në traditë.
Organizime të tilla po synojnë ruajtjen e traditës, pjesë e të cilës është edhe etnografia, si copëz e çmuar e identitetit kulturor.
“Festa e Vjeshtës” në Vithkuq bashkoi jo vetëm banorët vendas, por edhe shumë vizitorë, të cilët u argëtuan nën tingujt e muzikës, shijuan gatimet tradicionale dhe u njohën nga afër me kulturën e pasur dhe historinë e kësaj zone.
Komente
