Për vitin e tretë radhazi, Pogradeci u kthye në skenë të gëzueshme për më të vegjlit, teksa mbi 80 foshnja garuan në “Maratonën e Bebeve”, një aktivitet që tashmë është bërë traditë në qytetin buzë liqenit.
Gara u zhvillua në dy kategori – këmbadorazi dhe me ecje, duke ofruar një pamje të rrallë ku energjia e pastër e fëmijëve u shndërrua në festë.
Të shoqëruar nga prindër e gjyshër, vogëlushët dhuruan spektakël në skenën e Odeonit të qytetit, ndërsa rrugëtimi nga starti deri në finish u shoqërua me shumë emocione. Në vijën e mbërritjes, prindërit nuk ngurruan të tundnin lodrat e preferuara të fëmijëve për t’i nxitur drejt fitores.
“Maratona e Bebeve” është një prej aktiviteteve unike në rang kombëtar që mbledh bashkë foshnja nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe i paraprin maratonës ndërkombëtare të vrapit “Enkelana”.
Të gjithë pjesëmarrësit u vlerësuan me medalje, ndërsa fituesit e vendeve të para morën kupa dhe një sërë dhuratash, duke e kthyer këtë ditë në një kujtim të paharruar për familjet e tyre.
Komente

/POGRADEX/,100 % dakort me ju! S.d.q maratonen e bebeve mezi po e prisja t'a shikoja se e dhate dhe vitin e kaluar dhe eshte eventi qe per nga bukuria ja kalon dhe maratones vete dhe me pelqen shume.Ngjan me /Puppies Bowl/qe jepet para Superbowl cdo vit ne U.S,bile ka dhe pushimin mes dy pjeseve me protagonist macet,ne vend te kengetareve qe interpretojne ne Superbowl-in e vertete.
PërgjigjuGara u zhvillua ne Pogradec. Mos i shkoje cdo lajm Korçes.
Përgjigju