Kronikë

Korçë/ Zjarr në stadiumin Skënderbeu (VIDEO)

4 Korrik 2024, 12:37| Përditesimi: 4 Korrik 2024, 18:28

  • Share

Stadiumi ‘Skënderbeu’ në Korçë është përfshirë ditën e sotme nga flakët.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i zjarrit, por dyshohet se ai ka nisur brenda tribunës dhe më pas flakët janë përhapur jashtë.

Zjarrfikësja po bën të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Korçë/Informacin paraprak

Mesditën e sotme, në lagjen nr.10, në brendësi të stadiumit "Skënderbeu", ka rënë zjarr tek pjesa e tribunës. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Xh.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?