Foto ilustruese

Kronikë

Merr flakë makina në Korçë, dyshohet për zjarrvënie e qëllimshme

16 Tetor 2024, 12:07| Përditesimi: 16 Tetor 2024, 12:11

  • Share

Korçë-Një makinë e parkuar në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mesnatës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr. 9, rreth orës 00:30, informoi sot policia.

Makina në pronësi të Denisa Shaholli është djegur pjesërisht. Ndërkohë sipas hetimeve paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme .

“Rreth orës 00:30, në lagjen nr. 9, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit D. Sh. Si pasojë është djegur pjesërisht automjeti. Nga veprimet e para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme”,thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.  

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?