Korçë, merr fund arratia e Bledar Trëndafilit, arrestohet një muaj pasi leu me benzinë dhe i vuri flakën gruas së tij

3 Tetor, 12:22| Përditesimi: 3 Tetor, 21:19

  • Share

Pas një muaji në arrati, ështe vënë në pranga autori i ngjarjes së rëndë të 31 Gushtit, Bledar Trëndafili.

Në lagjen dy të Korçës ai i hodhi benzinë dhe më pas i vuri flakën bashkëshortes së tij Melisa Trëndafilit, e cila u dërgua në gjendje të rëndë më repartin e djegie plastikës, ndërsa tani është jashtë rrezikut për jetën.

Autori u ndalua pak minuta më parë ne Korçë, ndërsa policia gjatë kësaj kohe ka negociuar me familjarët e tij per dorëzim

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Vijon megaoperacioni "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve në kërkim. 

Ndalohet 45-vjeçari që tentoi të digjte me lëndë djegëse, bashkëshorten e tij, rreth 1 muaj më parë.
 
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Bledar Trëndafili, 45 vjeç.

Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas, për veprën penale "Vrasja për shkak të mardhënieve familjare", mbetur në tentativë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 31.08.2024, në lagjen nr. 2, Korçë, ku ky shtetas tentoi të digjte me lëndë djegëse benzinë, bashkëshorten e tij, shtetasen Melisa Trëndafili.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?