Foto ilustruese

Kronikë

Korçë/ Mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, përplaset me murin rrethues të një banese

3 Shtator 2024, 22:51| Përditesimi: 3 Shtator 2024, 22:59

  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Dishnicë në Korçë, ku një mjet ka humbur kontrollin, ka dal nga rruga dhe më pas është përplasur me murin rrethues të një banese.

Sipas informacioneve të Report Tv, ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?