Korçë, mjeti merr flakë teksa po furnizohej me karburant, brenda ishin babë e bir! Të dy pësojnë djegie trupore

8 Qershor, 15:02| Përditesimi: 8 Qershor, 15:13

  • Share

Tirane- Babë e bir kanë pësuar djegie pasi ndodheshin në makinë në momentin kur ka shpërthyer në flakë. Ngjarja është regjistruar sot rreth orës 12:55 minuta (8 qershor 2024) në aksin rrugor “Korcë – Devoll” në fshatin Belorta të Korçës.

Sipas policisë makina ka qenë në karburant në momentin kur shoferi po e furnizonte automjetin, me karburant.

“Në brendësi të automjetit ndodhej pasagjer babai i tij, shtetasi M. O., 72 vjeç, i cili së bashku me 35-vjeçarin, kanë pësuar djegie trupore dhe ndodhen për mjekim, në spital. Automjeti i tyre është larguar nga karburanti prej personave të tjerë, të cilët e kanë nxjerrë jashtë rrugës, me qëllim shmangien e  rrezikut të mëtejshëm”  informoi sot policia e Korçës.

Në spital janë D. O., 35 vjeç, dhe 72 vjeçari të dy banues në fshatin Rëmbec, Maliq të cilët kanë pësuar djegie trupore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?