Muaji tetor përkon me fillimin e vjeljes së mollëve në Dvoran të Korcës, njëri prej fshatrave kryesorë në kultimin e kësaj kulture. Edhe pse prodhimi është cilësor, perseri fermeret përballen me problemet e tregut.
Fermeri, Mondi Gorica thote se ka rënë çmimi i molleve, ndaj është detyruar ta magazinojë produktin në banesë me shpresë se do ta shesë më shtrenjtë në dimër.
Bashkim Shkëmbi eshte nje tjeter fermer i cili të ardhurat e familjes i siguron me kultivimin e molleve tha për Report tv se tregtarët e shumicës shkojnë në fshat, e kërkojnë mollën me 30 leke për kg, çmim që nuk justifikon as koston e prodhimit.
Ndërsa Arjan Pllaja tregon se nga humbjet e vazhdueshme u detyrua vitin e shkuar ta presë plotesisht parcelen dhe të punësohet në mënyre sezonale në Maqedoninë fqinje, ku paguhet 4 mijë lekë për dite pune.
Në qarkun e Korçës janë rreth 4 200 hektarë me molle të variteteve te ndryshme, si fuxhin, starking, golden etj. Aktualisht ka nisur të tregtohet vetem cilesia e pare, ndersa cilesite e tjera fermeret kanë vendosur t’i magazinojnë. Ata kërkojnë nga institucionet shtetërore të mbikëqyrin tregun e të mos lejojnë abuzimin me çmimin si nga grumbulluesit e eksportit ashtu dhe nga tregtarët vendas.