Muzeu arkeologjik në qytetin e Korçës rrezikon shembjen. Monumenti i Kulturës i Kategorisë se Parë paraqitet në gjendje të rënduar për shkak të amortizimit që godina ka pësuar ndër vite por dhe pas dëmtimeve fatale të shkaktuara nga tërmeti i qershorit të vitit 2019.
Sipas drejtorit të Trashëgimisë Rajonale Kulturore, Gjergji Koki është hartuar një projekt për restaurimin kapital, por mungesa e fondeve ka lënë pezull zbatimin e këtij projekti.
"Ne kemi hartuar një projekt i cili parashikon ndërhyrjen në këtë godinë është godinë qe kërkon ndërhyrje të kujdeshshme, ka dëme të mëdha në strukturë. Kemi monitoruar situatën me specialistët e Trashëgimisë Kombëtare. Ky muze është i rrezikshëm sidomos në katin e dytë, ku kemi pezulluar lëvizjen e turistëve në katin e dytë, për të mos rrezikuar jetën e tyre. Pra shpresojmë që në një të ardhme të afërt të celet buxheti për restaurimin total të muzeut arkeologjik", u shpreh Kokli.
Muzeu i Arkeologjisë, në të cilin janë ekspozuar mbi 1000 objekte të periudhave të ndryshme prehistorike është një nga muzeumet më të rëndesishëm në Shqipëri.