Korçë/ ‘MIK Festival’ mbledh kolosët e muzikës franceze, organizatorja Inva Mula: Këtë vit kemi sjellë larmi muzike

14 Korrik, 16:41| Përditesimi: 14 Korrik, 17:15

  • Share

Drenova mbrëmjen e djeshme u bë kryeqendër e “MIK Festival” në një koncert gala ku Inva Mula prezantoi romantikët e muzikës franceze.

Nata e tretë e këtij festivali mbarëkombëtar pati protagoniste kryesore vetë organizatoren e festivalit, sopranon me famë botërore Inva Mula, e cila u ngjit në skenë dhe interpretoi në një prej vendeve të përshtatura për audiencën e shumtë.

Mula është munduar që çdo natë e festivalit të jetë e veçantë dhe e ndryshme nga të tjerat dhe tregon se kjo është hera e parë që në Shqipëri dëgjohen vetëm kolosët e muzikës franceze në një koncert.

“Është hera e parë që ne dëgjojmë vetëm kolosët e muzikës franceze dhe kjo është e veçanta e këtij koncerti. Sigurishtë që unë kam sensibilitet të kësaj muzike dhe do doja që ta jepja në MIK Festival. Kompozitorët francezë, kanë një lloj nostalëgjie dhe gjithë shpërthimin e kanë të brendshëm, jo kulmunantë të themi një reportori Italian, apo gjerman”, shprehet soprano Inva Mula.

 Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura u dirigjua nga një maestrto i njohur francez, i cili foli për emocionet e shumta dhe programin e larmishëm të koncertit.

"Ka qenë një eksperiencë e paharueshme e kam dirigjuar disa herë këtë orkester.

I kam parë të gjitha netët e festivalit, janë të jashtëzakonshme me artistë të shumtë ndërkombëtare.  Prej 20 vitesh vij rregullisht në Shqipëri por kjo është orkestra e parë ushtarake qe kam drejtuar dhe mendoj se bejne nje pune te shkëlqyer", theksoi Maestro Michel Ferran.

Të ftuar të kësaj mbrëmje të veçantë ishin artistët Blerta Zhegu, Ramona Tullumani, Simona Karafili, Dëshira Ahmeti, Gjergji Mani, Ionela Mani dhe Igli Tuga.

“Sonte këtu u ndjem me një mbyllje të festivalit le të thuash me një koncertë gala. Mbrëmjen në këtë fushë të Drenovës që na rrethon sonte një bukuri, nuk di çfarë të them. U magjepsëm të gjithë. Edhe ne në skenë e shijuam, ishin veprat e autorëve francezë ajo që lidhet Korça me Francën”.

“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur së bashku me gjithë forcat e armatosura e kemi shijuar në maksimum. Ka qenë një punë shumë e madhe kolosale që ne kemi punuar ditë pas dite, shumë intensivisht. Por ia kemi dal me sukses, sidomos natën e djeshme që ka qenë një mbrëmje historike do ta quaja, sepse pas 70 vitesh ne kemi sjell në skenë operetën Agimi. Ndërsa sot kemi dhënë një shoë fantastik së bashku me dirigjentin dhe gjithë këngëtarët”.

Mik Festival në edicionin e tij të 7-të duket se ka marrë një vëmendje të madhe të audiencës qoftë vendase, por edhe të turistëve të huaj, përqendruar në skena të ndryshme brenda qytetit të Korçës dhe në periferi. Koncerti përmbyllës i MIK Festival pritet të zhvillohet në fshatin Turistik të Voskopojës.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?