Kompozitori Nonda Kajno

Kultura

Korçë/ Ndahet nga jeta këngëtari dhe kompozitori Nonda Kajno

8 Tetor, 09:41| Përditesimi: 8 Tetor, 09:44

  • Share

Një lajm i trishtë vjen nga Korça, teksa këngëtari dhe kompozitori Nonda Kajno, është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare.

Kajno lindi në Korçë më 18 gusht 1945 dhe ndoqi studimet në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço”. 

Nonda Kajno nisi karrierën artistike  në aktivitete kulturore lokale si interpretues i serenatës dhe këngës qytetare dhe më pas krijoi kompozime origjinale duke sjellë këngë të dashura për publikun. 

“ Për ty o Korça ime”, “Ah sa të kam dashur”, Pra zgjohu vajza ime” janë ndër krijimet e tij më të spikatura.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?