Kronikë

Ndihmonte persona të ndryshëm për të kaluar kufirin arrestohet 41-vjeçari në Devoll

15 Mars, 12:17| Përditesimi: 15 Mars, 12:42

  • Share

Devoll-Një 41-vjeçar është vendosur në pranga në fshatin Tresenik, Devoll pasi ndihmonte persona të ndryshëm për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari për këtë veprimtari kërkonte 600 deri në 800 euro.

"Gjatë këtij operacioni, u kap në Tresenik, dhe u vu në pranga shtetasi B. M., 41 vjeç, banues në fshatin Tresenik, Devoll, për veprën penale " Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", informoi sot policia.

Po ashtu blutë informojnë se i arrestuari në bashkëpunim me një person me inicialet K. I që jeton në shtetin grek, dhe është arrestuar në Greqi, për të njëjtën vepër penale, kanë ndihmuar për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme tre shtetas, (ndërmjet tyre dhe një foshnjë 9 muajsh me mamanë e saj), nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga pika e kalimit kufitar Kapshticë, për në shtetin grek.

Operacioni u kodua 'Green Border'.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?