Drejtoria e policisë Korëë

Kronikë

Korçë/ Krimet zgjedhore, policia ushtron kontrolle në banesat e përfaqësuesve të 4 subjekteve politike, mes tyre PSD! Sekuestrohen mjete dhe telefona

12 Maj, 19:19| Përditesimi: 12 Maj, 20:40

  • Share

Policia e Korçës po zbaton një vendim të GJKKO lidhur me një procedim penal për katër subjekte të shtrira në të gjithë Shqipërinë. Burime konfidenciale bëjnë të ditur për gazetarin Armand Braho që përfaqësues të këtyre subjekteve akuzohen për krime zgjedhore, kryesisht për shitblerje votash. 

Në bazë të vendimit të gjykatës, policia e Korçës po ushtron kontrolle në banesat e personave që janë në hetim dhe ka sekuestruar mjete dhe disa telefona. Mësohet se një nga subjektet i cili është në hetim nga GJKKO është Partia Socialdemokrate. 

Veprimet hetimore në Korçë po ndiqen nga një prokuror i caktuar nga SPAK për monitorimin e krimeve zgjedhore. Pritet që vetë SPAK të dalë me një komunikatë zyrtare për rastin.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: