Kronikë

Korçë, nëna denoncon zhdukjen e djalit 16 vjeçar, ishte në procedim penal për vjedhjen e një telefoni

13 Dhjetor 2024, 14:00| Përditesimi: 14 Dhjetor 2024, 19:27

  • Share

KORÇE Një 16 vjeçar nga Korça është larguar nga banesa pesë ditë më parë pa njoftuar familjarët.

Ka qënë nëna e të miturit ajo që ka denoncuar rastin në polici, 11 dhjetor 2024.

Nëne e të miturit E. M thotë se shkak i largimit të djalit nga shtëpia ka qënë njoftimi i prokurorisë së Korçës për përfundimin e hetimeve, për procedin penal të nisur ndaj tij, për vjedhjen e një celulari. I mituri sipas pohimit të nënës është trembur dhe larguar nga shtëpia.

"Nuk e di ku ndodhet. Të mërkurën bëra denoncim. Djali ka ikur prej të hënës. Ne dolëm vetë ta kërkojmë por nuk e kemi gjetur. Nuk e di. Ndoshta mund të jetë dhe jashtë Korçës. Djali ishte me 'detyrim me paraqitje' për vjedhjen e një telefoni. Shkonte në shkollë, ishte në klasë të pestë"

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?