Bledar Duro

Kronikë

Korçë/ I kërkonte nxënësve marrëdhënie seksuale përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria dërgon në gjyq mësuesin e artit (EMRI)

16 Shtator, 08:43| Përditesimi: 16 Shtator, 11:44

  • Share

Korçë-Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq mësuesin e artit, Bledar Duro pasi ngacmonte seksualisht nxënëset e tij.

Duro i varur prej alkoolt prej disa vitesh u prangos më 13 nëntor 2024, në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gura”, pas denoncimit të dy nxënëseve.

Ato vendosën në dispozicion të hetuesve mesazhet në Whatsaap që mësuesi u dërgonte.

Vajzat e mitura shantazhoheshin nga mësuesi, i cili u kërkonte marrëdhënie seksuale në këmbim të arritjeve në lëndën e artit figurativ.

Më 16 nëntor 2024, gjatë seancës për masën e sigurisë, mbrojtësi ligjor i Duros tha se ky i fundit pranoi fajësinë dhe shprehu pendesë. Madje gjatë kësaj seance avokati pohoi se edhe pse institucionet, si Drejtoria Arsimore e Korçës ashtu dhe Drejtoria e Shkollës ishin në dijeni për problemet e Duros me alkoolin, nuk kishin marrë asnjë masë për largimin e tij nga puna.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin B.D. i akuzuar për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ ndaj të miturve, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1449/2024, rezultoi se ngjarja ka ndodhur më nëntor të vitit 2024, kur prindërit e dy nxënëseve, të identifikuara me inicialet I.B. dhe A.K., denoncuan në polici mesazhe me përmbajtje seksuale të dërguara nga mësuesi përmes aplikacionit WhatsApp.

Vajzat kanë deklaruar se komunikimet kishin karakter ngacmues, duke përfshirë kërkesa të papërshtatshme dhe cenim të dinjitetit të tyre.

Prokuroria administroi prova të shumta, përfshirë kqyrjen e aparateve celulare të të miturave dhe të të pandehurit, ekspertiza teknike të bisedave, si dhe deklarimet e vajzave të marra në prani të psikologëve dhe përfaqësuesve ligjorë.

Raportet e ekspertimit psikologjik treguan se ngjarja ka shkaktuar gjendje ankthi dhe stresi të theksuar tek të miturat, duke imponuar nevojën për mbështetje të specializuar terapeutike.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë thekson se rasti në fjalë përmbush të gjithë elementët e veprës penale të “Ngacmimit seksual” ndaj fëmijëve, një krim që ligji shqiptar e parashikon si vepër me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?