Edicioni i 7-të i MIK Festival startoi në Korçë mbrëmjen e së enjtes ku interpretoi pianisti Red Radoja dhe vëllezërit artistë nga Maqedonia e Veriut, George dhe Jordan Petrushevski.
George Petrushevski: "Është një nder i madh dhe jam shumë i entuziazmuar për këtë event. Falenderoj Invën për këtë ftesë që na bëri dhe shpresoj se do të bëjmë një koncert të bukur e të paharruar. Ky program sot është pak a shumë i ndryshëm dhe spektakolar. Do të performojmë tre lloje të ndryshme muzikore, atë ndërkombëtare, shqiptare dhe maqedonase”.
Jordan Petrushevski: Si pianist jam shumë i lumtur dhe falenderues për këtë ftesë.. Do të performojmë muzikën tradicionale maqedonase, muzikën shqiptare dhe atë klasike ndërkombëtare. Eshtë e vështirë por në të njëjtën kohë shumë bukur të luaj bashkë me vëllain tim. Mendoj se ccdo vend ka muzikën e tij tradicionale, këngët maqedonase janë më specifike për shkak të ritmit. Kemi gjëra të përbashkëta por do të shohim se si do reagojë publiku gjatë koncertit.
Organizatorja e festivalit sopranoja e njohur, Inva Mula tha se mbrëmjen e së premtes (12 Korrik) në skenën e Teatrit ‘Andon Zako Çajupi’ vjen opereta ‘Agimi’, një kryevepër 70-vjeçare.
Më 13 korrik do te jete ne Drenovë koncerti gala “Inva e Friends” dhe nata finale me 14 korrik me koncertin ne oborrin e kishës së Shën Kollit në Voskopojë. Ky edicion, cileson Mula, do të jetë një festë e paharrueshme e diversitetit kulturor me pjesmarrjen e mbi 100 artistëve.