Foto Ilustruese

Kronikë

Korçë/ Terrorizoi banorët duke qëlluar me kallash nga ballkoni i banesës, ndërron jetë në shtëpinë ku jetonte i vetëm 72-vjecari

8 Prill, 16:19| Përditesimi: 8 Prill, 16:35

  • Share

Korçë/ Ka ndërruar jetë ditën e sotme në banesë 72-vjecari, Edmond Naska, i cili 1 vit më parë terrorizoi Korçën, pasi qëlloi me kallash nga ballkoni i shtëpisë. 

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 72-vjeçari vuante nga probleme të shendetit mendor, ndërsa është gjetur sot i pajetë në banesën e tij ku jetonte i vetëm në lagjen 16 të qytetit të Korçës.

Sipas burimeve paraprake nuk janë kqyrur shenja dhune, megjithatë trupi i tij do të çohet për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.

Më16 korrik të viti 2024 Edmond Naska, qëllonte me kallash nga banesa e tij, ku u desh ndërhyrja e forcavë të Reneas për të neutralizuar 72-vjeçarin. 

Uniformat blu dhe shërbimet e Repartit Special RENEA rrethuan zonën pasi burri u mbyll në banesën e tij. Por, forcat e specializura për raste të tilla, arritën të hynin brenda shtëpisë, duke shkulur kangjellat e ballkonit dhe më pas thyer xhamat.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?